Site icon Telegrafi

Tërmeti në Turqi, përdorin ekskavatorët për t’i mbajtur në “këmbë” ndërtesat e shkatërruara – vazhdon operacioni i kërkim-shpëtimit

Tërmeti i fuqishëm që goditi dje Turqinë dhe Greqinë, ka shkaktuar dhjetëra viktima dhe qindra tjerë të lënduar.

E ekipet e shpëtimit janë duke bërë të pamundurën që të shpëtojnë qytetarët që kanë ngecur nën rrënojat e ndërtesave të shumta, që janë shembur nga dridhjet e fuqishme, transmeton Telegrafi.

Madje në disa raste ata kanë përdorur ekskavatorë gjigantë, për t’i mbajtur ndërtesat të mos shemben plotësisht derisa të përfundojnë me operacionin e kërkim-shpëtimit.

Një rast i tillë është filmuar në qytetin Izmir, ku shumë ndërtesa u shemben plotësisht apo pjesërisht – e për ta evituar më të keqen, autoritetet lokale kanë urdhëruar ekipet e shpëtimit që t’i fusin në përdorim ekskavatorët që t’i mbajnë ndërtesat në “këmbë, nga frika se ato mund të shemben dhe të humbin jetën personat që kanë ngecur brenda tyre. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=QJhmAwClLCM&feature=emb_title

 

 

Exit mobile version