Telegrafi

Tërmeti në Turqi, ambasada u bën thirrje shqiptarëve të transferohen në zona të sigurta

Ambasada shqiptare në Ankara, u ka bërë thirrje shtetasve shqiptarë të transferohen në një zonë të sigurt pas tërmetit që ka ndodhur në Turqinë perëndimore.

Ambasada ka publikuar edhe numrat e telefonit, ku qytetarët mund të thërrasin për çdo emergjencë, transmeton Telegrafi.

“Një tërmet i fortë ka goditur Turqinë perëndimore, pranë zonës së Izmirit. Ambasada shqiptare në Ankara i bën thirrje shtetasve shqiptarë të gjendur në zonë të transferohen në një zonë të sigurt dhe ka vendosur në dispozicion numrin e telefonit +90 549 561 1985 për çdo rast emergjence”, thuhet në njoftim.

Lexo po ashtu Tërmeti i fuqishëm prej 7.0 magnitudë godet Turqinë dhe Greqinë, shemben ndërtesat

Ndryshe, një tërmet i fuqishëm ka goditur sot brigjet turke në veri të ishujve grek Samos.

Fuqia shkatërruese e tërmetit ishte 7.0 magnitudë, rreth 17 kilometra në brigjet e pjesës perëndimore të provincës së Izmirit, dhe u ndjerë në Athinë dhe Stamboll, ka bërë të ditur Instituti amerikan i Gjeologjisë./Telegrafi/