Site icon Telegrafi

Tërmeti në Tajvan, mbi 930 të lënduar – ekipet e shpëtimit në kërkim të mbijetuarve të mundshëm që janë ngujuar nën rrënoja

Numri i të lënduarve nga tërmeti shkatërrues që goditi sot Tajvanin është duke u rritur çdo çast.

Deri më tani janë regjistruar 934 persona, që janë lënduar nga shembja e objekteve të ndryshme, transmeton Telegrafi.

Madje ekipet e shpëtimit kanë dalë në terren, duke bërë të pamundurën që të nxjerrin gjallë personat që kanë mbetur të ngujuar nën rrënoja.

Lexo po ashtu Pasojat e tërmetit në Tajvan, që po konsiderohet si më i fuqishmi në 25 vitet e fundit

E pothuajse shumica e liderëve të vendeve fqinje të Tajvanit, si dhe ato nga perëndimi janë shprehur të gatshme ta ndihmojnë në çfarëdo forme.

Pamjet amatore shfaqin momentin kur ndërtesat dhe urat shemben nga fuqia e madhe shkatërruese e tërmetit, që goditi Tajvanin në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Po konsiderohet si tërmeti më i fuqishëm që goditi vendin në 25 vitet e fundit, për faktin se kishte një fuqi shkatërruese prej 7.2 magnitudë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version