Telegrafi

Tërmeti në Shqipëri prek edhe shumë vende të tjera

Dy tërmete që kanë ndodhur brenda 11 minutash sot në Shqipëri janë hetuar edhe në shumë vende tjera përreth.

Sipas Earthquake.usgs.gov, dridhjet e tokës janë hetuar në Kosovë, Itali, Bullgari, Bosnjë, Serbi, Kroaci, Greqi, Maqedoni Veriore dhe Mal të Zi.

Lexo po ashtu Tërmet i fuqishëm në Tiranë, banorët në panik

Epiqendra e tërmetit me magnitudë 5.6 ballë ishte 6 kilometra larg Durrësit.

Lexo po ashtu Tërmet në Shqipëri, ndjehet edhe në disa qytete të Kosovës

Mësohet se në disa banesa në Tiranë janë shënuar dëme materiale, ku janë thyer orendi shtëpiake dhe janë plasaritur mure.

Po ashtu shihen xhama të thyer dhe vetura të dëmtuara në Tiranë.

Lexo po ashtu Tërmet në Shqipëri, ndjehet edhe në pjesën perëndimore të Maqedonisë

Në mesin e qytetarëve ka pasur panik.