Një tërmet me magnitudë 4 dhe me thellësi 5 km lëkundi qytetin e Fierit mbrëmjen e së premtes (25 tetor).
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile njofton se epiqendra ndodhet në fshatin Kuman, Bashkia Fier, me koordinata 40.711°N dhe 19.687°E, në një thellësi prej 15 km.
Tërmeti u shënua në orën 19.32.
Nga të dhënat e para nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale.
Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile po monitorojnë situatën për çdo zhvillim të mëtejshëm.