Kuvendi Komunal i Prishtinës votoi sot në mënyrë unanime për ndarjen e 50 mijë eurove për ndihmë nga pasojat e tërmetit në Shqipëri.
Po ashtu është bërë e ditur se ekipe të inxhinierëve nga komuna dhe NPB do t’i bashkëngjiten ekipeve të inxhinierëve të ndërtimtarisë nga Kosova e Shqipëria për të ndihmuar në vlerësimin e dëmeve në ndërtesa kolektive e në shkolla në Durrës e rrethinë.
Komuna e Prishtinës falënderon të gjithë asamblistët për gatishmërinë për të ndihmuar edhe më tutje sipas nevojës. /kp/