Site icon Telegrafi

Tërmeti në Shqipëri: I jepet lamtumira e fundit katër anëtarëve të familjes Reçi

Në Durrës iu dha lamtumira e fundit katër anëtarëve të familjes Reçi që humbën jetën nga tërmeti shkatërrimtar i 26 qershorit.

Eduard Reçi, 54 vjeç, bashkëshortja e tij, Dolora Reçi, 49 vjeç, si dhe dy fëmijët Kristi Reçi, 25 vjeç dhe Kalus Reçi, 21 vjeç, humbën jetën nën rrënojat e banesës së tyre në zonën pranë stadiumit të Durrësit.

Lexo po ashtu Nxirret nga rrënojat e tërmetit në Shqipëri edhe një tjetër trup i pajetë, shkon në 42 numri i viktimave

Homazhet për familjen Reçi u mbajtën tek Pallati i Kulturës, nga ku familjarët dhe dhjetëra qytetarë u dhanë lamtumirën e fundit, raporton oranews.

Familja Reçi me katër anëtarë është një nga familjet e goditura më rëndë nga tragjedia e 26 Nëntorit.

Exit mobile version