Site icon Telegrafi

Tërmeti në Shqipëri, identifikohen 10 prej viktimave

Si pasojë e tërmetit të fuqishëm që goditi Shqipërinë rreth orës 03:50, ka shkuar në 16 numri i personave që kanë ndërruar jetë.

Sipas TopChannel, viktimat janë banorë të Durrësit, Kurbinit dhe Thumanës.

Mediumi në fjalë shkruan gjithashtu se janë identifikuar emrat e 10 prej viktimave nga Spitali i Durrësit, ku në total numërohen 13 deri më tani.

Dhjetë personat e identifikuar janë:

1-Selvie Lala, 74 vjeçe.

2-Erisa Cara, 25 vjeçe.

3-Arjela Lala, 5 vjeçe.

4-Kristi Reçi, 25 vjeç.

5-Erjola Boshku, 25 vjeçe.

6-Sadik Qato, 80 vjeç.

7-Amelja Lala, 10 vjeç.

8-Sahate Lala, 50 vjeç.

9-Bajram Hajdarmataj.

10-Plator Zeneli, 70 vjeç.

Ndërkohë nga informacionet e deritanishme në Thumane konfirmohen 3 viktima, 5 të shpëtuar e ndërsa 4 të tjerë ndodhen ende poshtë rrënojave./TCh/Telegrafi/

Exit mobile version