Site icon Telegrafi

Tërmeti në Shqipëri, dridhjet janë ndjerë edhe në Maqedoninë e Veriut

Tërmet i fuqishëm në Shqipëri

Disa tërmete sot kanë dridhur vendet e Ballkanit, ndër të cilat më shumë ka pësuar Shqpëria, ku raportohet edhe për viktima.

Dridhjet e tërmeteve që epiqendrën e kanë pasur në Shqipëri janë regjistruar edhe në Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Kosovën dhe Greqinë.

Lexo po ashtu Tërmeti në Shqipëri, nga paniku një banor hidhet nga ballkoni – thuhet se ka ndërruar jetë

Tërmeti i parë është regjistruar në orën 03:54, ndërsa i dyti në 04:03 të mëngjesit të sotëm.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth tërmetit të sotëm në Shqipëri

Nga tërmeti i parë deri tani sipas raportimeve nga mediat e Shqipërisë kanë humbur jetën dy persona, ndërkaq të lënduar janë 150 të tjerë./Telegrafi/

Lexo po ashtu Dëmet e shkaktuara dhe paniku te qytetarët – dëshmitarët publikojnë pamje të pasojave nga tërmeti që goditi Shqipërinë
Exit mobile version