Tërmeti që sot u ndie edhe në Kosovë e ka pasur epiqendrën në Shqipëri, konkretisht afër qytetit të Fierit.
Shemsi Mustafa nga Qendra Sizmike e Kosovës konfirmoi për KosovaPress se tërmeti ka ndodhur sot në orën 11:01 minuta (sipas kohës lokale), 30 kilometra në veri të Tiranës, ose 15 km në veriperëndim të qytetit Vore.
Sipas tij magnituda ka qenë 4,8 shkallë të Rihterit, ndërsa thellësia 0 kilometra e hipoqendrës(ku ka filluar).
Mustafa tha se në Kosovë është ndier më shumë në qytetet që janë më afër Shqipërisë duke filluar nga Prizreni e në qytetet tjera