Telegrafi

Tërmeti në Meksikë: Ndërtesa po shembej, studentët ikin të tmerruar nga universiteti (Video)

Ky është momenti i tmerrshëm kur një ndërtesë universitare u rrëzua duke vrarë katër vetë, pasi një tërmet përfshiu Meksikën qendrore, duke shkaktuar shumë viktima dhe dëme të mëdha materiale.

Siç edhe mund të shihet në pamje, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një moment kur studentët luftojnë për jetën e tyre derisa ndërtesa në kampusin jugor të Universitetit Tec de Monterrey, në Mexico City fillon të shembet.

Pluhuri dhe mbeturinat kanë mbetur pasi kryeqyteti i Meksikës u trondit nga dridhjet shkatërruese të magnitudës 7.1, të cilat kanë marrë jetën e më shumë se 200 personave.

Katër vetë u vranë kur ndërtesa u rrëzua kur tërmeti goditi, ka konfirmuar universiteti, shkruajnë më tej mediat e huaja.

Ekipet e shpëtimit, duke përfshirë oficerët detarë, organizuan një kërkim për të mbijetuarit e rrëzimit të objektit të universitetit, duke lënë edhe 40 të plagosur. /Telegrafi/