Telegrafi

Tërmeti në Meksikë krijoi një zhurmë të frikshme – dukej sikur një tren po kalonte nëpër zonë (Video)

Janë publikuar disa pamje që tregojnë tmerrin e një tërmeti të fuqishëm, i cili goditi Mexico City.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, duke zgjatur rreth 45 sekonda, tërmeti krijoi një zhurmë që të jepte ndjenjën sikur një tren po kalonte nëpër zonë, ndërsa njerëzit dilnin në rrugë për sigurinë e tyre.

Tërmeti bëri që njerëzit të iknin nga ndërtesat dhe që dritat e qytetit të rrëzoheshin për tokë.

Instituti Gjeologjik i SHBA-së tha se tërmeti kishte një magnitutë prej 8.0 shkallësh dhe epiqendra e tij ishte 102 milje në perëndim të Tapachulës në shtetin jugor Chiapas.

Kishte një thellësi prej 21 miljesh.

Edhe në Mexico City, tërmeti u ndje aq fort sa që banorët, të frikësuar, u mblodhën në rrugë nga frika se ndërtesat do të shembeshin. /Telegrafi/