Njëmbëdhjetë anëtarë të një familje kanë humbur jetën tragjikisht gjatë një pagëzimi të një fëmije, kur kulmi i një kishe u rrëzua.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një tragjedi të ndodhur, ndër disa të tjera pasi një tërmet goditi Meksikën.
Sipas mediave të huaja, të vetmit të mbijetuar ishin babai i fëmijës dy muajsh, prifti dhe ndihmësi i priftit brenda Kishës Katolike të Santiago Apostullit, e cila ndodhet në qytetin e izoluar Atzala në shtetin Puebla.
Bëhet e ditur se të paktën katër të mitur ishin në mesin e të vdekurve, duke përfshirë edhe vajzën dy-muajshe që u pagëzua brenda kishës së stilit kolonial.
“Ishte një skenë e tmerrshme”, ka thënë ndihmësi i priftit Lorenzo Sanchez.
Ai tha se ata që ishin në gjendje të mbijetonin u zhvendosën në skajet brenda kishës, kur ndërtesa filloi të shembej. Ata që vdiqën nuk kishin mundësi për ta bërë këtë. /Telegrafi/