Telegrafi

Tërmeti në Kosovë, flet drejtori i Institutit Sizmik

Drejtori i Institutit Sizmik të Kosovës, Shemsi Mustafa ka konfirmuar për Telegrafin tërmetin e sotëm që ndodhi në Kosovë.

Mustafa ka thënë se tërmeti ishte me magnitudë të ulët dhe se nuk raportohet për dëme apo të lënduar.

Lexo po ashtu Pas Shqipërisë, tërmet edhe në Kosovë

“Po ka ndodhur një tërmet me magnitudë 3.0. Epiqendra ishte në Dragash, ndërkaq nuk është raportuar për dëme materiale apo të lënduar”, ka thënë Mustafa.

Ndryshe një tërmet me magnitudë 5.2 ka goditur sot qytetin e Korçës. /Telegrafi/