Sipas mediave italiane, dyshohet se 38 persona kanë humbur jetën, ndërsa qindra të tjerë janë plagosur apo zhdukur nën rrënoja pas tërmetit në Italinë qendrore.
Lëkundja e parë, me magnitudë 6 e shkallës Rihter, ndodhi rreth orës 03:36 me epiqendër 2 km larg Accumoli (Rieti).
Pas lëkundjes së parë, janë ndjerë edhe dy të tjera, me mangitudë 5,1 dhe 5.4, me epiqendër 5 km larg Norcia¬s.
Qyteti Amatrice ka pësuar dëmet më të mëdha, ku kryebashkiaku i saj është shprehur se qyteti pothuajse nuk ekziston më.
Zona që u godit nga tërmeti në Itali është shumë pranë Aquilas¬ që u shkatërrua nga një tërmet i fortë në 2009¬ën.
Në këtë zonë ka shumë ndërtime historike, monumente kulture. Pjesa me e madhe e rrënojave është nga ndërtime historike.