Korrespondentja e rrjetit të njohur televiziv CNN, Barbie Nadeau ishte pranë përfundimit të një paraqitje të drejtpërdrejt, pasdite në Saletto, derisa po raportonte për tërmetin shkatërrues në Itali.
Ajo, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, duke iu përgjigjur pyetjes së një shikuesi rreth gjendjes së rrugëve në qytet, kur papritmas një ndërtesë u shemb pas saj.
“Oh Jesus”, dëgjohet ajo duke thënë në mes frymëmarrjesh, derisa po pyetej nga producenti nëse ishte ende gjallë.
Ajo pastaj ka thënë se duke parë gjendjen e shtëpisë, përcjell Telegrafi, ata kishin parandier se diçka edhe mund të ndodhte – në fakt edhe ndodhi.
Ajo më pas e ka ndërprerë paraqitjen, duke thënë se ata kanë nevojë për të qenë të sigurt, nga një situatë e cila duket gjithnjë e më e rrezikshme, çdo orë. /Telegrafi/