Telegrafi

Tërmeti në Itali, qeni nuk e braktis të zotin as pas vdekjes (Video)

Se qeni është miku më besnik kjo dihet nga të gjithë ne, por kjo skenë prekësë gjatë funeralit të viktimave të tërmetit në Itali e ka provuar dhe një herë lidhjen e fortë të qenit me pronarin.

Qeni qëndron pranë arkivolit të padronit të tij i cili humbi jetën gjatë tërmetit në Amatrice.

Skena prekëse ka ndodhur në palestrën para spitalit Ascoli dhe pjesa më e madhe e viktimave në këtë sallë, janë nga qyteti i afërt i Accumoli-t.