Telegrafi

Tërmeti në Greqi shkakton një mini-cunami, rrugët e ishullit Samos mbushen me ujë

Rrugët e ishullit grek Samos janë mbuluar nga uji, si rezultat i një mini-cunami që është shkaktuar nga tërmeti i fuqishëm që goditi Greqinë dhe Turqinë, shkruan euronews.

Videoja e publikuar më poshtë shfaq rrugët e mbushura më ujë në këtë ishull, e mediat greke raportojnë se kjo po ndodh si rezultat i mini-cunamit, transmeton Telegrafi.

Mijëra qytetarët vraponin rrugëve të pushtuar nga paniku, derisa agjencia për kriza ka udhëzuar banorët e Samosit të qëndrojnë jashtë dhe të largohen nga ndërtesat.

Departamenti Special grek për Shëndetësi, ka konfirmuar se tashmë dy fëmijë kanë humbur jetën në ishull – më saktësisht në qytezën Vathi.

“Pak sekonda pas tërmetit, fëmijët po largoheshin nga shkolla. Ata po e kalonin rrugën kur muri i një ndërtesë u shemb dhe ra mbi ta”, kanë bërë të ditur zyrtarët lokalë. /Telegrafi/