Telegrafi

Tërmeti në Greqi, Mehaj: FSK e gatshme të ndihmojë shtetin grek por edhe Shqipërinë e Maqedoninë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se FSK është e gatshme t’u dalë në mbështetje të autoriteteve të Greqisë, pas tërmetit me magnitudë 5.5 shkallë.

Mehaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se FSK është e gatshme të ndihmojë edhe Shqipërinë dhe Maqedoninë nëse kanë pësuar dëme pas këtij tërmeti.

Lexo po ashtu Tërmeti në Greqi, banorët e kaluan natën në makina dhe rrugë – disa pamje që tregojnë momentin e dridhjes së tokës

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,
Ministria e Mbrojtjes, mbrëmë kemi ndarë shqetësimin me ju me rastin e tërmetit me magnitudë 5.5 që ndodhi në veriperëndim të Florinës, në Greqi, ku në mesin e 7 vendeve të prekura të rajonit ishte edhe vendi ynë.
Edhe pse ende nuk ka raporte për dëme apo viktima, shprehim gatishmërinë tonë të plotë për mbështetje të autoriteteve të Greqisë, apo nëse kanë pësuar, edhe Shqipërisë dhe Maqedonisë,, me kapacitetet tona specialistike të FSK-së për reagim, menaxhim dhe sanim të pasojave. /Telegrafi/