Në orët e vona të së enjtes, qytetarët kanë raportuar se Deçani është goditur nga një tërmet.
Shemsi Mustafa nga Instituti Sizmik i Kosovës, tha se nga ky tërmet nuk kanë vend për shqetësim pasi ka magnitudë të 2.1 shkallëve të Riterit.
Mustafa tutje shtoi se lëkundje të tilla ka pothuajse çdo ditë në vendin tonë.
Bëhet e ditur që lëkundjet e tokës janë ndjerë në Deçan, por raportohet se edhe në Pejë e Gjakovë po ashtu. /Klan Kosova/