Mediat turke raportojnë se fshati në rrethin Doğanşehir në Malatya është ndarë në dysh, dhe se pjesa jugore e fshatit është “fundosur” për dy metra, ndërsa shtëpitë në veri kanë mbetur të paprekura. Madje thuhet se ka ndodhur një çarje e tokës në një distancë prej 16 kilometrash.
Pamjet më të reja që vijnë nga ky vend, nuk i lënë indiferentë shumë persona që patën rastin t’i shikojnë këto skena rrëqethëse, transmeton Telegrafi.
Kahramanmaraş merkezli depremlerin ardından Gaziantep Nurdağı'na bağlı Gökçedere Köyü ortadan ikiye bölündü! Metrelerce uzunluktaki fay kırığının neden olduğu yarıklar havadan görüntülendi pic.twitter.com/e1ywsLi6DR
— Beyaz Gazete (@BeyazGazete) February 15, 2023
Raportohet se shtrirja e tërmeteve të fundit që goditën Turqinë dhe Sirinë do të zbulohet në ditët apo në muajt në vazhdim, dhe do të tregojë shkallën e dëmeve të shkaktuara nga këto tërmete.
Ndërkaq numri i të vdekurve nga tërmetet shkatërruese që goditën Turqinë dhe Sirinë është rritur në 41 mijë. Tetë ditë pas tërmetit, nëntë persona tjerë janë shpëtuar në Turqi.
Në anën tjetër, ekipet e shpëtimit po konsiderojnë se pavarësisht se kanë kaluar më shumë se një javë nga tërmetet, akoma ka të gjallë nën rrënoja, të cilët me çdo kusht po tentojnë t’i shpëtojnë. /Telegrafi/