Telegrafi

Tërmeti me magnitudë 6.8 ballesh godet Filipinet, pamjet kaotike në vend

Ishulli Mindanao, që ndodhet në pjesën jugore të Filipineve, është goditur sot nga një tërmet me magnitudë 6.8 ballesh, ndërsa gjeologët thonë se e njëjta pjesë është tronditur nga tërmetet edhe gjatë muajit tetor.

Njerëzit që nxituan të iknin nga shtëpitë dhe restorantet, mbushën rrugët e qytetit Davao, që është shumë i populluar, teksa Instituti Filipine për Vullkanologji dhe Sizmologji kanë thënë se po presin dëme, transmeton Telegrafi.

Instituti Sizmologjik i Shteteve të Bashkuara, që fillimisht raportoi se magnituda e këtij tërmeti ishte 6.9 shkallë, ka bërë të ditur se nuk ka frikë nga ndonjë cunami.

Filipinet vuajnë nga dridhje të rregullta, si pjesë e “Unazës së Zjarrit” të Paqësorit, një hark me aktivitet intensiv sizmik, që shtrihet nga Japonia përmes Azisë Juglindore dhe pellgut të Paqësorit.

Gjatë muajit tetor, e njëjta zonë është goditur tri herë nga tërmetet me nga 6.0 shkallë, që lanë të vdekur mbi 20 persona, derisa lënduan shumë të tjerë. /Telegrafi/