Telegrafi

“Tërmeti më i fuqishëm i shekullit”: Pamje që tregojnë tmerrin që përjetuan banorët (Video)

Një tërmet që ka goditur Meksikën, që thuhet se kishte një fuqie prej 8.2 shkallë të Rihterit është ndjerë edhe në Mexico City.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, si pasojë, deri më tani është raportuar për rreth dhjetë të vdekur.

Tërmeti që thuhet se ka zgjatur disa sekonda ka bërë që të lëkundeshin edhe ndërtesat dhe njerëzit, për të qenë më të sigurt, të dilnin jashtë banesave të tyre.

Ndërkohë janë publikuar pamje që tregojnë tmerrin që përjetuan banorët, në atë që po vlerësohet nga presidenti i këtij vendi si “më i fuqishmi i shekullit”. /Telegrafi/