Telegrafi

Tërmeti i fuqishëm i së mërkurës – pamje që tregojnë reagimin e njerëzve, të kapura nga kamerat në disa vende në Greqi

Një ditë pasi një tërmet i fuqishëm, i cili shkaktoi panik dhe në të cilin të paktën 11 njerëz u plagosën në Greqinë qendrore, ekspertët vlerësojnë dëmet materiale.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, banorët e Damasi dhe Mesochori, rreth 240 kilometra në veri të Athinës, kaluan natën jashtë shtëpive të tyre dhe shërbimet e mbrojtjes civile vendosën tenda në një stadium lokal për të siguruar strehim të përkohshëm.

Pesë hotele në qytetin pranë Trikali dhe kryeqytetin e rajonit të Larissi janë hapur gjithashtu për të pritur të prekurit.

Inxhinierët po vizitojnë shkolla, spitale dhe ndërtesa të tjera publike dhe shtëpi private duke vlerësuar dëmin, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve ANA, duke shtuar se shkollat në zonë janë të mbyllura për klasa.

Sipas guvernatorit të provincës, të paktën njëqind shtëpi dhe ndërtesa të tjera u dëmtuan në tërmet, duke përfshirë edhe kisha.

Ndërkohë është publikuar një video përmes së cilës thuhet se tregohen disa nga rastet kur banorët janë përballur me dridhjet e tokës.

Siç edhe ishte raportuar një tërmet i fortë me madhësi 6.2 shkallësh të Rihter goditi Greqinë në orën 11:15 të mërkurën.

Tërmeti u ndje në Malin e Zi dhe në zonën e Kosovës.

Menjëherë pas kësaj, pasoi një tjetër, me një forcë prej 4.6 gradë në shkallën Rihter, njoftoi gazeta greke Kathimerini. Kjo u pasua nga dy goditje të mëvonshme, pikat e forta të 4.2 dhe 4.9.

Epiqendra ishte 121 kilometra në jugperëndim të Selanikut, pranë qytetit të Larissa në një thellësi prej 10 kilometrash, raporton EMSC. /Telegrafi/