Një tërmet i fuqishëm ka goditur sot brigjet turke në veri të ishujve grek Samos, shkruan BBC.
Fuqia shkatërruese e tërmetit ishte 7.0 magnitudë, rreth 17 kilometra në brigjet e pjesës perëndimore të provincës së Izmirit, dhe u ndjerë në Athinë dhe Stamboll, ka bërë të ditur Instituti amerikan i Gjeologjisë, transmeton Telegrafi.
Imazhet e shkrepura në qytetin turk Izmir, shfaqin ndërtesat e shembura.
Kujtojmë që një tërmet i fuqishëm që kishte goditur Izmirin në vitin 1999, kishte mbytur afro 17 mijë persona. E tërmeti i sotëm raportohet se është ndjerë deri në ishullin grek Kreta. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=UMFf7xSBvz8&feature=emb_title
İzmir'de maalesef hasar büyük.#deprem pic.twitter.com/0gRWuonn1a
— ANT Haber (@habercikarinca) October 30, 2020