Telegrafi

Tërmeti i fuqishëm prej 6,9 magnitudë dridh Filipinet, humbin jetën katër persona – momente paniku brenda një qendre tregtare

Në tërmetin prej 6,8 magniutë që goditi ishullin Minda në jug të Filipineve kanë humbur jetën katër persona, kurse instituti për gjeofizikë në SHBA i njohur si USGS, ka njoftuar se dridhjet e mëdha mund të shkaktojnë cunami.

Epiqendra e tërmetit kishte goditur dhjetëra kilometra në jug të Davao, qytetit më të madh në ishull, ka bërë të ditur ky institut amerikan, transmeton Telegrafi.

Zyrtarët e vendit deri më tani nuk kanë bërë të ditur për dëmet materiale të shkaktuar apo vlerën e dëmeve, e nga dridhjet e fuqishme qytetarët ishin kapluar nga paniku brenda një qendre tregtare, të cilët vraponin në të katër anët.

Dridhjet kishin ndodhur në thellësi prej 30 kilometrave, kanë njoftuar në institutin filipinas për vullkani dhe sizmologji, që e ka vlerësuar tërmetin me një fuqi prej 6,9 magnitudë. /Telegrafi/