Menjëherë pas publikimit të lajmit për një tërmet me madhësi prej 5,2 ballësh në Manisa të Turqisë, janë publikuar edhe pamjet e para.
Sipas përshkrimit të pamjeve, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për pamje që tregojnë momentin e tërmetit, përkatësisht reagimin e qytetarëve.
Ndryshe, siç është raportuar më herët, tërmeti ka ndodhur rrethin Kirkağaç të Manisa të Turqisë, por është ndier edhe në Izmir, Bursa dhe Stamboll.
https://www.youtube.com/watch?v=rCDmgAQrWsU
Sipas informacioneve nga autoritetet përkatëse tërmeti ndodhi në 19.09 (sipas kohës lokale).
https://www.youtube.com/watch?v=qsKP40iv5KE
Së paku deri më tani nuk është raportuar për dëme të mundshme materiale e as për ndonjë të lënduar. /Telegrafi/