Site icon Telegrafi

Tërmeti i fuqishëm: 8 persona në gjendje të rëndë, një djalë dhe një vajzë mund të dërgohen në Itali

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi se 8 persona janë në gjendje të rëndë, në terapi intensive dhe për 2 prej tyre po shikohet mundësia e trajtimit në një spital më të specializuar në Itali.

“8 janë në gjendje të rëndë në terapi intensive. Po vlerësojmë mundësinë që së bashku me partnerët italianë të kenë trajtim më të specializuar në Itali. Është rasti i një djali i cili ka ardhur me traumë të kokës dhe gjymtyrëve, po vlerësohet për tu çuar jashtë dhe një vajzë e cila ka pasur 2 ndërhyrje kirurgjikale po vlerësohen parametrat” informoi sot ministrja Manastirliu nga spitali i Traumës ku vizitoi te plagosurit nga termeti.

Deri tani bilanci i viktimave nga tërmeti i 26 nëntorit ka arritur në 29 ndërsa 658 janë të plagosur.

Në spitalin e Traumës janë 32 te plagosur. /OraNews/

Exit mobile version