Telegrafi

Tërmeti më i fuqishëm i 30 viteve të fundit në Shqipëri

Një nga tërmetet më të forta që ka goditur Shqipërinë gjatë 30-40 viteve të fundit. Kështu i cilësojnë sizmologët lëkundjet e forta që përfshitën të gjithë vendin pasditen e së shtunës.

“Pas tërmetit të 79-s është ngjarja që ka bërë dhe efekte, duhet të ketë edhe efekte në terren. Kemi pasur një goditje të fortë, të madhësisë 5.8 sipas shkallës rihter dhe vlerësojnë në intensitetin në ballë, në epiqendër 7.8 ballë”, thotë sizmologu Llambro Duni.

Lexo po ashtu Tërmetet në Shqipëri, shkon në 68 numri i të lënduarve

Frikës së qytetarëve për të tjera lëkundje në vijim, sizmologët i përgjigjen kështu.

“Ne nuk i parashikojmë tërmetet, ne nuk e dimë se cila do të jetë ecuria e tyre. Shpresojmë që kjo të jetë goditja kryesore dhe ne të mos kemi goditje të tjera në vijimësi”.

Lexo po ashtu Edhe dy tërmete godasin Shqipërinë

Po si duhet të veprojnë qytetarët në një situatë tërmeti?

“Njerëzit duhet që të mundohen të largohen, nëse kanë mundësinë, janë afër daljes kryesore, të mos zënë kafazet e ashensorëve sepse mund të bllokohen aty dhe për sa kohë zgjat lëkundja, duhet të mbrohen që të mos goditen nga objektet që bien”.

Lexo po ashtu Tërmet në Shqipëri, ndjehet edhe në disa qytete të Kosovës

Qytetarët që ndodhen më afër epiqendrës së tërmetit janë më të rrezikuarit, ndaj duke të bëjnë më shumë kujdes.