Telegrafi

Tërmeti me fuqi shkatërruese prej 8.2 shkallë të Rihterit godet Alaskën, autoritetet alarmojnë për cunami të mundshëm

Është ndezur alarmi për paralajmërimin e cunamit në Codiac të Alaskës, pasi që një tërmet me fuqi shkatërruese prej 8.2 ballë të Rihterit goditi këtë ishull.

Qendra për paralajmërimin e cunamit ka bërë të ditur që në Guam dhe ishujt North Marian, mund të ketë cunami të fuqishëm, transmeton Telegrafi.

Fillimisht ishte raportuar se fuqia shkatërruese e tërmetit ishte 7.2 shkallë të Rihterit, por më vonë instituti amerikan për gjeologji, ka njoftuar se mund të ketë fuqinë prej 8.2, transmeton Telegrafi.

Ky institut amerikan gjithashtu ka njoftuar se tërmetit ka ndodhur në orën 22:15, dhe epiqendra e tij ishte në një thellësi prej 35 kilometrave.

Në aplikacionin EMSC, banorët e ishullit Codiac që është 400 kilometra larg epiqendrës, raportojnë se kanë lëvizur gjësendet nëpër shtëpitë e tyre.

E pas këtij tërmeti të fuqishëm kanë pasuar dy tjerë me fuqi prej 6.2 dhe 5.6 shkallë të Rihterit. Autoritet lokale kanë urdhëruar evakuimin e menjëhershëm të banorëve të asaj zone. /Telegrafi/