Një tërmet me fuqi shkatërruese prej 7.6 shkallë të Rihterit, ka goditur sot pjesën lindore të Papa Guinesë së Re, ka bërë të ditur qendra evropiane sizmologjike.
Lëkundjet janë ndjerë në një thellësi prej 80 kilometra. Kurse sistemi amerikan për paralajmërimin e cunamive, ka alarmuar banorët e atjeshëm pas tërmetit, transmeton Telegrafi.
Megjithatë më vonë është thënë se ky kërcënim ka kaluar dhe se nuk ka rrezik. Madje është bërë e ditur se nuk ka rrezik për Australinë nga ndonjë cunami.
Terremoto M7.6 se percibe en Madang, #PNG. (10.09.2022). #Powerful #Earthquake #Temblor #Sismo #zabedrosky pic.twitter.com/kyJbPyfYkd
— ⚠️Alerta Climagram🌎 (@deZabedrosky) September 11, 2022
Banorët e Papa Guinesë së Re kanë shkruar në Twitter se si kanë ndjerë lëkundjes, dhe kanë shpërndarë video dhe fotografi të ndryshme.
Papa Guinea e Re gjendet përgjatë unazës së zjarrtë të Paqësorit, zonë kjo që ka shumë tërmete, ku 90 për qind e tërmeteve që ndodhin në Tokë regjistrohen në këtë rajon. /Telegrafi/