Telegrafi

Tërmeti i fundit, reagon sizmiologu: Është post lëkundje e tërmetit të 26 nëntorit, s’ka vend për panik

Pas tërmetit të ri që ka goditur Shqipërinë rreth orës 17:00 ka folur sizmologu Rexhep Koçi. Në një lidhje telefonike me “News24”, sizmologu tha se tërmeti ka qenë me magnitudë 4.3 i shkallës rihter, ndërsa ftoi qytetarët që mos të krijojnë panik pasi këto lëkundje janë tërësisht normale.

“Pas tërmetit të pak minutave më parë, i cili shkaktoi sërish frikë tek qytetarët, ka folur sizmologu Rexhep Koçi. Në një lidhje telefonike me “News24”, sizmologu tha se tërmeti ka qenë me magnitudë 4.3 i shkallës rihter, ndërsa ftoi qytetarët që mos të krijojnë panik pasi këto lëkundje janë tërësisht normale”, ka thënë ai.

Lexo po ashtu Sërish lëkundje tërmeti në Tiranë

Ndryshe, nga tërmetet e fuqishme që kanë ndodhur në Shqipëri më 26 nëntor, kanë humbur jetën 51 persona, qindra tjerë janë lënduar dhe dëmë të mëdha materiale.