Napoli i Italisë është tronditur nga një tërmet me magnitudë 4.4, më i forti që ka goditur zonën në 40 vitet e fundit.
Lëkundjet u paraprinë nga një ‘zhurmë e madhe’, raportojnë mediat lokale, duke i bërë njerëzit të vrapojnë në rrugë.
🔴🔴 [DATI #RIVISTI] #terremoto Md 4.4 ore 01:25 IT del 13-03-2025 a Campi Flegrei Prof= 2.5 Km #INGV_41908352 https://t.co/CHfHIxhFYj
— INGVterremoti (@INGVterremoti) March 13, 2025
Bëhet e ditur se tërmeti i fuqishëm zgjati rreth 20 sekonda dhe zgjoi të gjithë qytetin dhe pjesë të mëdha të rajonit përreth, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.
Epiqendra u regjistrua në një thellësi prej dy kilometrash nën Pozzuoli, një qytet përgjatë bregdetit, sipas Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (INGV).
Ndryshe, tërmeti ishte më i forti i regjistruar në katër dekadat e fundit, me një tërmet 4.4 ballë në të njëjtën zonë në maj të vitit të kaluar.
Raportohet se edhe furnizimi me energji elektrike në disa pjesë të Napolit është ndërprerë. /Telegrafi/