Site icon Telegrafi

Tërmeti me epiqendër 9 km në verilindje të Vitisë, Mustafa: Kjo zonë në të ardhmen mund të ketë tërmete me magnitudë të intensitetit të lartë

Drejtori i Rrjetit Sizmologjik të Kosovës në Ministrinë e Ekonomisë, Shemsi Mustafa ka bërë të ditur se bazuar në Rrjetin Sizmologjik, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës, Ministria e Ekonomisë dhe Qendrës Sizmike Euro-Mediterane, si dhe në analizën numerike të të dhënave të ngjarjes sizmike, sot në pra 11:41:46 territori i Kosovës është goditur me një tërmet me magnitudë 2.9 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet IV-V ballë të Merkalit.

Mustafa në një postim në Facebook njoftoi se thellësia hipoqendrore ishte 11 km, ndërkaq epiqendra e këtij tërmeti ishte (koordinata gjeografike: 42.318 ; 21.436); 9 km në verilindje të Vitisë; 2 km në jugperëndim të fshatit Sublla.

Lexo po ashtu Tërmet në kufirin Kosovë-Serbi-Maqedoni e Veriut

“Tërmeti në fjalë nuk kishte potencialin të rrezikon qytetarët apo ndonjë dëm material për shkak të forcës se ulët d.m.th. nuk kishte vend për panik apo shqetësime, njëherësh ky tërmet dëshmon për zonën që është zonë aktive, e cila në të kaluarën kjo zonë ishte goditur me tërmete me intensitet të lartë bazuar në katalogun historik të tërmeteve, kjo zonë edhe në të ardhmen mund të gjeneron tërmete me magnitudë të intensiteti të lartë, ashtu sipas llogaritjeve dhe studimeve të paraqitura me Hartën e Rrezikut Sizmik për Kosovë”, tha ai. /Telegrafi/

Exit mobile version