Telegrafi

Tërmeti e lëkund Maqedoninë

Rrjeti telemetrik sizmologjik i Republikës së Maqedonisë që operohet nga Observatori sizmologjik pranë Fakultetit matematiko-natyror sonte në ora 20 e 48 minuta ka regjistruar tërmet, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Epiqendra e këtij tërmeti gjendet 200 km në verilindje të Shkupit në Bullgarinë fqinje.

Sipas të dhënave të deritanishme ky tërmet është ndjerë në pjesët lindore të Republikës së Maqedonisë me një intensitet pre 3 shkallësh sipas shkallës evropiane makro-sizmike 1998./Telegrafi/