Telegrafi

Tërmeti dhe cunami dëmtuan Toyota-n

Si pasojë e katastrofave natyrore Toytota nuk mund të përballojë furnizimin me pjesë të ndryshme që bëhet nga rrjeti i uzinave të kësaj kompanie.

Kthimi në normalitet i prodhimit pritet në vjeshtën e këtij viti, në muajt tetor e nëntor. Si pasojë e tërmetit dhe cunamit të 11 marsit ka një humbje të prodhimit në vlerë prej 260 mijë makinash. /Telegrafi/