Site icon Telegrafi

Tërmeti 6.4 ballë, evakuohen pasagjerët në aeroportin e Rinasit

Autoriteti i Aviacionit Civil njofton se si pasojë e lëkundjeve të forta të tërmetit mëngjesin e sotëm në orën 03:54 minuta, në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, u bë evakuimi i menjëhershëm drejt pikave të grumbullimit, si në zonë tokësore po ashtu dhe në zonë ajrore.

“Menjëherë u kontrollua terminali, pista dhe zonat e manovrimit, i gjithë perimetri dhe stacionet e karburantit. Nga kontrollet e bëra nuk rezultoi të kishte dëme nga tërmeti”, thuhet në njoftim.

‪Ndërkohë në orën 04:28 minuta, situata u normalizua dhe operimet filluan normalisht. Për shkak të situatës së krijuar, fluturimi për në Beograd u nis me 30 minuta vonesë.

Autoriteti i Aviacionit Civil njofton qytetarët se operimet në aeroport vijojnë normalisht./Ora News/

Exit mobile version