Site icon Telegrafi

Tërmetet me viktima dhe dëme materiale, Meta merr një letër edhe nga presidenti Putin

Presidenti rus, Vladimir Putin i ka dërguar një telegram ngushëllimi presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.

“I nderuar zoti President, pranoni ngushëllimet e mia të thella për viktimat e shumta dhe pasojat e tmerrshme të shkaktuara në vendin tuaj nga tërmeti. Ju lutem t`u përcillni të afërmve të viktimave fjalë ngushëllimi dhe përkrahjeje, si edhe urimet për shërim sa më të shpejtë të të gjithë të lënduarve”, thuhet të ketë shkruar Putin në letrën e tij.

Në orët e hershme të mëngjesit të së martës, dy tërmete të fuqishme kanë goditur Shqipërinë.

Tërmeti i parë është regjistruar në orën 04:00 me shkallë të Rihterit 6.4 në Durrës, ndërsa i dyti ishte me magnitudë 5.4 shkallë të Rihterit dhe u regjistrua në ora 07:10.

Si pasojë e këtyre tërmeteve, numri i viktimave po vazhdon të rritet dhe bëhet e ditur se janë rreth 600 persona të lënduar, si dhe dëme të mëdha materiale. /Telegrafi/

Exit mobile version