Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në kryeqytet në mesnatë por edhe në orët e para të mëngjesit.
I fundit dhe i teti në radhë ka tronditur Tiranën dhe Durrësin, ku është ndjerë dhe më shumë, në orën 9 të mëngjesit me magnitudë 3.5.
Po ashtu, pas mesnatës ka pasur disa lëvizje të forta të tokës dhe lëkundjet janë ndjerë më së shumti në qytetin e Durrësit.
Goditjet e tërmetit kanë qenë me fuqi më të ulët se në fillim, megjithatë nuk është dashur shumë që paniku të rritet.
Më poshtë ju sjellim dhe vendet ku ka pasur lëkundje. /TCH/