Telegrafi

Tërmetet shkatërruese në Turqi dhe Siri, pamje që tregojnë momente paniku dhe shembje ndërtesash

Dy tërmete të reja me magnitudë 6.4 dhe 5.8, janë regjistruar të hënën mbrëma në jug të provincës turke Hatay.

Ky vend ishte dridhur akoma më shumë dy javë më parë, ku si pasojë humbën jetën mbi 41 mijë persona në Turqi dhe 6 mijë tjerë në Siri, ka njoftuar agjencia turke e shpëtimit AFAD.

Në tërmetet e djeshme humbën  jetën gjashtë persona dhe mbi 800 tjerë u lënduan, transmeton Telegrafi.

Tërmeti i parë me magnitudë 6.4 kishte epiqendrën në Defne, 15 minuta larg Antakyas dhe ndodhi rreth orës 20:04, që është ndjerë shumë nga ekipet e AFP-së në Antakya dhe Adana, dhjetëra kilometra në veri.

Tre minuta më vonë, ndodhi tërmeti i dytë me magnitudë 5.8 në Samandag, qytet në brigjet turke në jug të Antakyas, ka njoftuar AFAD-i.

Dridhjet janë ndjerë edhe në rajonin e Alepos në veriperëndim të Sirisë, kanë bërë të ditur nga agjencia franceze e lajmeve, ku ekipet e tyre ishin në vendin e ngjarjes dhe panë banorët e kapluar nga paniku duke dalë nëpër rrugë.

Një fotograf i AFP-së tha se muret e ndërtesave të dëmtuara shembeshin, kurse në Antakya të Turqisë që akoma kanë trauma nga tërmetet e dy javëve më parë, janë parë duke ikur në të gjitha anët.

Në sheshin Ali Mazlum në Antakya, një sirian i ri ishte dëshmitar me AFP-në për fuqinë shkatërruese të tërmeteve.

“Kam qenë më AFAD-in duke kërkuar kufomat e familjeve tona dhe miqve kur filloi të dridhet toka”, shtoi ai.

Më poshtë ju sjellim disa video, që tregojnë më së miri fuqinë shkatërruese të dy tërmeteve që goditën Turqinë dhe Sirinë. /Telegrafi/