Site icon Telegrafi

Tërmetet shkatërruese në Shqipëri – disa nga momentet rrëqethëse, përmes fotografive

Një nga katastrofat më të rënda natyrore në historinë e Shqipërisë për dhjetëvjeçarët e fundit ka shkaktuar 21 të vdekur deri tani, dhe me qindra të plagosur.

Tërmeti me magnitudë 6.4 ballë të shkallës Rihter ka krijuar tragjedi të njëpasnjëshme për shqiptarët gjatë ditës së sotme.

Mes trupave të nxjerra nga rrënojat ishte dhe ai i një vajze 5-vjeçare, ndërkohë që me dhjetëra të tjerë janë nxjerrë të gjallë.

Këto janë disa nga pamjet rrëqethëse, përfshirë edhe ato të nxjerrjes së viktimave, shkruan TopChannel.

E marta (26 nëntor) filloi me disa tërmete të fuqishme në Shqipëri, i pari u regjistrua në orën 04:00 me shkallë të Rihterit 6.4 në Durrës, ndërsa i dyti i fuqishëm ishte me magnitudë 5.4 shkallë të Rihterit dhe u regjistrua në ora 07:10.

Dridhjet janë ndier shumë edhe në Kosovë, por nuk ka raportime për të lënduar, ndërsa në Shqipëri deri në orën 20:00 janë raportuar për 21 viktima dhe shumë të lënduar.

 

 

 

 

 

Exit mobile version