Disa tërmete në Zelandën e Re kanë shkatërruar vendin, thanë zyrtarët.
Së paku dy veta kanë humbur jetën, ndërsa dëmet materiale vlerësohen në miliarda dollarë.
Kryeministri i Zelandës së Re, John Key, tha se dy tërmete të fuqishme gjatë natës së shkuar, pranë qytetit Hanmer Springs, kanë shkaktuar valë të cunamit dhe kanë bërë që mijëra njerëz të zhvendosen.
Tërmeti i parë, prej 7.8 shkallësh të Richterit, ka goditur të dielën në mëngjes në të njëjtën zonë, jo larg qytetit Christchurch.
Christchurch është shkatërruar në vitin 2011 nga një tërmet që ka lënë 185 njerëz të vdekur, raporton Rel. Kryeministri Key u ka bërë thirrje banorëve që të lëvizin në zona më të thella kontinentale.