Site icon Telegrafi

Tërmetet në Shqipëri, regjistrohen 340 lëkundje

Gazetarja e Top Channel, Elda Menga në një lidhje live për edicionin e orës 12:00 në top Channel nga Instituti i Gjeoshkencës raportoi për të rejat e fundit pas tërmetit.

Përgjegjësi i departamentit të Sizmologjisë, Rexhep Koçi tha se deri më tani janë regjistruar më shumë se 340 lëkundje sizmike.

Magnituda më e madhe pas goditjes kryesore, ishte ajo që ishte 12 minuta pas asaj kryesore.

Lexo po ashtu 105 të plagosur nga tërmetet në Shqipëri, tre në gjendje serioze

Por Koçi thotë se rreziku mund të quhet i kaluar tashmë duke pasur parasysh trendin e goditjeve dhe fuqive të tyre.

“Nuk ka nevojë për alarmim, ne shpresojmë që çdo gjë do vijë duke u reduktuar”, tha ai.

Exit mobile version