Telegrafi

Tërmetet në Meksikë, njihuni me qenin që shpëtoi jetën e 52 njerëzve (Foto)

Një qen është vlerësuar si një hero pasi ka marrë pjesë në kërkimet për të mbijetuarit pas tërmetit që tronditi Meksikën.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për qenin me emrin Frida, i cili thuhet se punon për njësinë e qenve të Marinës meksikane.

Sipas mediave të huaja, përveç tjerash ai kishte mundur të shpëtonte jetën e 12 njerëzve, kur një tërmet tjetër kishte goditur Oaxaca, dy javë më parë.

Ndërkaq, siç thuhet më tej, deri më tani ai ka shpëtuar jetën e 52 njerëzve.

Për qenin, përkatësisht punën e tij thuhet se ka folur edhe Presidenti Angel Pena Nieto, duke e lavdëruar punën e tij.

Mexico City është goditur nga një tërmet me magnitudë 7.1 duke marrë jetën e të paktën 245 njerëzve. /Telegrafi/