Telegrafi

Tërmetet në Maqedoni, nuk ka vend për panik

Tërmeti në Shkup ka dridhur të gjithë vendbanimet në qytet dhe jashtë tij. Instituti për sizmologji ka dalë me një qëndrim zyrtarë rreth tërmetit duke ke thënë se epiqendra ka qenë në fshatin Creshovë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Tërmeti ka qenë prej 4.4 ballësh sipas shkallës së Rihterit dhe ndërkohë mund të ndodhin edhe tërmete tjera më të vogla. Zakonisht kështu ndodh, pas tërmetit të madh ndodhin disa të vegjël, thonë nga Instituti për sizmologji.

Mihaill Garevski, drejtor i këtij Instituti thotë se nuk ka vend për panik, dhe shton se tërmeti i këtillë nuk mund të shkaktojë dëme, në qoftë se ndërtesat janë ndërtuar në përputhje me standardet./Telegrafi/