Telegrafi

Tërmetet e fuqishme në Shqipëri, gjeologu thotë se priteshin tërmete të tilla

Gjeologu Klodian Skrame ka folur për tërmetet që kanë goditur Shqipërinë, ku kanë humbur jetën 51 persona dhe janë lënduar mbi 900 persona.

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’,  Skrame bëri një përmbledhje të situatës në fjalë, duke u bazuar tek hartat sizmike të vendit tonë, si dhe studimet e kryera deri më tani.

Teksa bëri një apel për qytetarët që ata të qetësohen dhe të mësohen me faktin se ne jemi vend sizmik, gjeologu tha se për ndërtimet bazohen në kodin teknik të vitit 1989. Mes të tjerash gjeologu u ndal edhe tek ndërtesa e familjes Lala që u kthye në gërmadhë pas tërmetit dhe që fatkeqësisht mori 8 jetë njerëzisht, ndërsa tha se godina u zhyt. Ai tha se trualli në këtë zonë është më i keqi që ekziston.

“E prisnim një tërmet të tillë. E dinim që jemi në një zonë sizmike. Nuk e dimë asnjëherë kur. ‘Ku’-ja, dihet, pasi ne zonat sizmike i njohim tani. Dihet se kur ndodhin, nuk dimë se kur na vijnë. Po të shihni kemi një sërë shkëputjesh tektonike dhe ato janë aktive. Mund të kemi raste që këto shkëputje mund të mos jenë aktive, por shumica janë. Kemi qytete që kanë tërmetin, apo epiqendrën poshtë këmbëve, Vlorën, Durrësi, Shkodra, Saranda, Korça, Pogradeci. Kemi 6 linja të ndryshme përgjatë të cilave zhvillohen tërmetet. Linja më aktive në këtë është ajo që nis nga Mali i Zi, zbret në Greqi dhe kap që nga Shkodra, deri në Vlorë. Tek jo hartë kemi dhe intensitetin (komenton hartën sizmike). Bota ka ecur përpara, dhe ne ndërtojmë duke u bazuar tek intensiteti, tek ajo që ne quajmë ballë”, ka thënë ai.

Për të parë videon kliko KËTU