Site icon Telegrafi

Tërmete në Greqi

Pjesa veriore e Greqisë është tronditur nga një seri tërmetesh gjatë natës së djeshme.

Tërmeti i parë me magnitudë 5.0 ballë është ndierë rreth orës 23:02 me orën lokale, ndërsa epiqendra ka qenë në 10 kilometra nga Kristoni, afër qytetit Kilkiz, si dhe 23 kilometra nga kufiri maqedonas.

Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane, pas tërmetit të parë i cili ishte dhe më i fortë janë ndierë edhe lëkundje të tjera me intensitet më të vogël.

Nuk ka njoftime për të lënduar apo dëme materiale.

Exit mobile version