Tërmet i ri ka goditur Ohrin mëngjesin e sotëm me fuqi prej 2.4 shkallëve sipas Rihterit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas të dhënave të para, tërmeti është ndjerë në Ohër dhe rrethinë me intenzitet prej 3 shkallëve sipas Shkallëve Makroseizmike Evropiane.
Siç njoftojnë nga Observatori seizmologjik në Shkup, tërmeti është regjistruar në orën 9:58./Telegrafi/