Site icon Telegrafi

Tërmet i ri në Dojran, nuk raportohet për dëme

Dridhjet e tokës në Maqedoninë Juglindore, respektivisht në qytetin e Dojranit kanë vazhduar edhe gjatë pasditës së vonshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Një tërmet i ri është regjistruar rreth orës 18:36, me epiqendër 9 kilometër në verilindje të Dojranit të vjetër, dhe në thellësi prej 2 kilometër.

Fuqia e tërmetit ka arritur në 4 shkallë Rihter. Ndërkaq, më i fuqishmi u regjistrua në mëngjesin e sotëm, me shkallë prej 5.1 Rihter./Telegrafi/

Exit mobile version