Edhe një tërmet e lëkundi Maqedoninë dje pas mesnate, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Tërmeti me fuqi prej 2,7 shkallësh sipas Rihterit është ndjerë në Maqedoni pas Mesnatës.
Siç bën të ditur Qendra sizmologjike evropiane, epiqendra e këtij tërmeti ka qenë në 15 kilometra nga Pehçeva në thellësi prej 1 kilometri.
Muajin e fundit vendi jonë u ballafaqua me më tepër lëkundje, gjë që shkaktoi panik te popullata.
Përndryshe këtyre ditëve tërmete janë regjistruar edhe më gjerësisht në Ballkan si në Serbi, Bullgari dhe Greqi./Telegrafi/